
I ashtuquajturi “Mbreti i TikTokut”, Aleks Visha, deklaron hapur se po drejton perandorinë e drogën në Britani. Media britanike Express i ka dedikuar një artikull, ku tregon se si ai mburret për numrin e fermave të kanabisit që zotëron.
“Unë nxjerr 1200, 1500 ose dhe 2300 bimë çdo muaj”, thotë ai në media sociale.
Në videot e tjera që ai poston, Aleksi thërret vëllain e tij Dorin për të festuar një 'korrje' të bimëve të kanabisit që dyshohet se ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar.
Përveç mburrjes për perandorinë e tij të drogës, Express zbuloi video ku Aleks bën një turne virtual në një fermë kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar.
Në vitin 2022, Daily Mail publikoi foto nga një transmetim i drejtpërdrejtë në Instagram që Aleksi dyshohet se kishte regjistruar në një telefon celular kontrabandë në burgun Uandsuorth, ku gazeta pretendonte se ai u thoshte shikuesve se "urren Britaninë dhe policinë e saj".
Mediat britanike kanë zbuluar se pavarësisht se të gjitha shkeljet i bën publike, shqiptari vijon të udhëtojë i lirë nëpër Britani, madje edhe duke i ekspozuar në rrjete sociale.
Home Office nuk komentoi në mënyrë specifike për vëllezërit Visha, por tha në një deklaratë të përgjithshme se autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar dhe shqiptare kanë një partneritet të ngushtë pune.
Lini një Përgjigje