TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Nëntor 2025, 19:44

Faktet tronditëse të Dorina Memës: Debat i fortë me përfaqësuesin e Shtetit!

Shkruar nga Pamfleti

Faktet tronditëse të Dorina Memës: Debat i fortë me

Sonte në pjesën e parë të emisionit “Të Pashoq” në kanalin në YouTube të Pamfletit do të jetë i ftuar drejtuesi i “Unionit të Gazetarëve” Aleksandër Çipa, i cili do të bëjë një analizë të plotë të situatës politike në vend dhe më gjerë.

Në këtë pjesë të parë do të trajtohen çështje si: bojkoti i zgjedhjeve të 9 Nëntorit nga qytetarët, gjendja e mjerueshme në të cilën ndodhet PD-ja dhe ideja e largimit të Berishës. Gjithashtu do të flitet për punën e SPAK-ut dhe rihapjen e çështjes së 21 Janarit.

Më pas, në pjesën e dytë të emisionit do të fokusohemi në një temë të nxehtë e ditëve të fundit, ajo e ligjit për Barazinë Gjinore. Për t’u përplasur në një debat të ashpër lidhur me atë çfarë përmban ky ligj, në studio do të jenë të ftuar Dorina Mema, përballë Komisionerit për të Drejtat e Njeriut, Robert Gajda. Për më tepër, na ndiqni në orën 20:00 në kanalin YouTube të “Pamfleti”-t.

Lini një Përgjigje