TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Qershor 2025, 11:39

Falsifikimi i markave luksoze, në pranga ish-kandidati i PD; në kërkim djali i tij

Shkruar nga Pamfleti

Falsifikimi i markave luksoze, në pranga ish-kandidati i PD; në

Zbardhen detaje të reja nga sekuestrimi i dy magazinave të zbuluara ditën e sotme në rrugën e Arbrit, ku stampoheshin veshje të kontrabanduara me logo false.

Policia arrestoi 4 persona, ndërsa në pranga ra Luan Haka dhe u shpall në kërkim djali i tij, Lindion Haka, bashkadministratorë të njërës prej magazinave.

Një prej personave i përfshirë në këtë grup është edhe Luan Haka, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në vitin 2021. Po ashtu, Haka ka kandiduar si kryetar bashkie në Dibër në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2022.

Falsifikimi i markave luksoze, në pranga ish-kandidati i PD; në
Luan Haka dhe djali i tij

Lini një Përgjigje