TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Qershor 2025, 18:37

Çfarë do të ndodhë me Ambasadat e SHBA në Ballkan? DASH: Po vlerësohen programet, operacionet vijojnë normalisht

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë do të ndodhë me Ambasadat e SHBA në Ballkan?

Disa ditë më parë media prestigjioze si “The Neë York Times”, “Ëashington Post” “Reuters” “Le Monde” e “AFP” raportuan mbi plane të shkurtimeve buxhetore sa i përket Departamentit Amerikan të Shtetit.

Artikujt bazoheshin në një “Memo”, sipas të cilës shkurtimi buxhetor do të ishte rreth 50 % dhe se kjo mund të çonte edhe me mbyllje ambasadash apo shkurtime të personelit diplomatik.

Por a ka pasur ndonjë lëvizje konkrete nga DASH për reforma dhe shkurtime buxhetore sa i përket ambasadave që SHBA-ja ka në Ballkan dhe a ka ndonjë plan konkret sa i përket Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë?

Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express ka thënë se s’ka asnjë mbyllje të ndonjë ambasade dhe as të ndonjë konsullate dhe se puna është duke vazhduar normalisht.

Sipas zëdhënësit, Departamenti Amerikan i Shtetit është duke vazhduar vlerësimet për programet dhe pozicionimin global të SHBA-së për t’u siguruar që janë në pozicionin më të mirë për të përballuar sfidat e kohës.

“Nuk është njoftuar mbyllje ambasadash ose konsullatash dhe operacionet vazhdojnë normalisht.  Departamenti i Shtetit vazhdon të vlerësojë programet dhe pozicionimin global për të siguruar që jemi në pozicionin më të mirë për të përballuar sfidat moderne në emër të popullit amerikan”, shprehet një prej zëdhënësve të Departamentit Amerikan të Shtetit për Gazetën Express.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë që nga largimi i ambasadorit Jeff Hovenier në dhjetorin e vitit të kaluar është duke vazhduar funksionimin me të ngarkuarën me punë Anu Prattipati.

Shtetet e Bashkuara hapën për herë të parë Zyrë të Shërbimit të Informacionit të SHBA-së në Kosovë në vitin 1996.

Mes viteve 1999-2008, Zyra e SHBA-së në Prishtinë funksionoi si misioni diplomatik i Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

Lini një Përgjigje