TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Qershor 2025, 18:22

Trupat amerikane stërvitje me Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe FA-të e Shqipërisë, çfarë ndodh në Bizë (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Trupat amerikane stërvitje me Forcat e Sigurisë së Kosovës

Pjesëtarë të ushtrisë amerikane po marrin pjesë në stërvitjen ndërkombëtare “Immediate Response 25”, së bashku me Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, në zonën e stërvitjes në Bizë.

Stërvitja përfshin ushtrime me armë zjarri dhe ka për qëllim forcimin e aftësive mbrojtëse, rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave partnere dhe përgatitjen për zbatimin e planeve rajonale të NATO-s, njoftoi ambasada e SHBA në një postim në rrjetet sociale.

Trupat amerikane stërvitje me Forcat e Sigurisë së Kosovës

Trupat amerikane stërvitje me Forcat e Sigurisë së Kosovës

Immediate Response 25 është pjesë e një sërë stërvitjesh në shkallë të gjerë që synojnë integrimin në strukturat e NATO-s përmes programeve të gatishmërisë së partneritetit shtetëror.

“Ushtarët Amerikanë po marrin pjesë në Exercise Immediate Response 25, së bashku me Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, në zonën e stërvitjes në Bizë për ushtrime me armë zjarri.

Trupat amerikane stërvitje me Forcat e Sigurisë së Kosovës

Trupat amerikane stërvitje me Forcat e Sigurisë së Kosovës

Immediate Response 25 është një ushtrim në shkallë të gjerë i Ushtrisë Amerikane i projektuar për të rritur aftësitë mbrojtëse, për të mundësuar integrimin në NATO përmes programeve të gatishmërisë së partneritetit shtetëror, dhe për të përgatitur Aleatët e NATO-s në zbatimin e planeve rajonale. Ai është gjithashtu një shembull i angazhimit të ShBA ndaj Aleancës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Trupat amerikane stërvitje me Forcat e Sigurisë së Kosovës

Trupat amerikane stërvitje me Forcat e Sigurisë së Kosovës

 

 

Lini një Përgjigje