TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Nëntor 2025, 22:18

“Fat i madh që s’pati shkëmbim zjarri”, Artan Hoxha për arrestimin ekstremistëve: Policia shkoi sikur do kapte dikë që kishte vjedhur viçin

Shkruar nga Pamfleti

“Fat i madh që s’pati shkëmbim zjarri”, Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje nga operacioni policor në Orosh, ku u ndaluan dy ekstremistët Julian Cumraku dhe Erzen Uka, pasi kërcënuan forcat e RENEA-s se do të qëllonin me armë.

Sipas Hoxhës efektivët e policisë së Pukës shkuan të papërgatitur në vendngjarje, ku mund të kishte pasur viktima duke pasur parasysh arsenalin e armëve që posedonin Cumraku dhe Uka.

Gazetari shtoi më tej se ka një grup vendesh që nuk e simpatizojnë Shqipërinë të cilat mezi presin që përmes mediave të tyre të pasqyrojnë ngjarje të tilla, por Hoxha theksoi se në vendin tonë nuk ka ekstremizëm fetar.

“Sigurisht nisur nga të dhënat që erdhën. U tha ai flamuri është ISIS, por ne nuk është se kemi ndonjë eksperiencë. Në këto lloj situatash ne nuk kemi specialistë. Më pyete a përbëjnë një rrezik. Çdo njeri që është i armatosur përbën një rrezik. Shiko kur kam parë pamjet e policisë së Pukës që kanë shkuar aty sikur do të arrestonin ndonjërin që kishte vjedhur viçin, kam vënë duart në kokë. Por, ata të shkretët nuk e kanë ditur se me kë kanë të bëjnë. Prandaj vjen RENEA mbrapa që mbyll rrethimin, merr distancat, përdor gjithë teknologjinë që ka dhe pajisjet, për t’u përballur me ata. Fati madh atë ditë që nuk kemi patur një shkëmbim zjarri të përmasave të mëdha, të fuqisë që ata dispononin, dhe të kishte pasur viktima në njerëz sepse ne do flisnim në rrethana të ndryshme sot”, tha ai në “Terminal” me Aurora Sulçen, në A2 CNN.

1 Komente

  1. T
    Tellalli

    Para 60 vjetësh do kishe patur profesionin e nderuar të Tellallit...

    Lini një Përgjigje