
A do të shkojë SPAK te ata që urdhëruan vrasjet më “21 Janar”?
Prokuroria e Posaçme ka avancuar ndjeshëm me hetimet për masakrën e “21 Janarit”, por teksa pas pak javësh bëhen 15 vite nga masakra në Bulevard, ende nuk dihet se kush e dha urdhrin për të vrarë.
Sali Berisha ngjiti shkallët e organit të akuzës pak ditë më parë, hera e parë që pyetet për këtë gjë, pasi askush më parë nuk ka guxuar ta pyesë. Por ai nuk është i vetmi. Para tij janë pyetur edhe një sërë figurash me rëndësi.
Dëshmia e Lulzim Bashës shihet me shumë interes. Ai ka qenë ministër i Brendshëm në atë kohë dhe e di shumë mirë pse ndodhën vrasjet. Para tij u pyet Ndrea Prendi, ai që drejtonte Gardën dhe që dëgjohet në një përgjim duke urdhëruar për të vrarë.
Po ashtu SPAK ka pyetur ata që refuzuan të zbatojnë urdhrat e arrestit, Hysni Burgajn dhe Agron Kuliçajn, dy drejtuesit e policisë së asaj kohe. SPAK ka pyetur edhe deputetët e PS që dyshohen si organizatorë të protestës dhe që kanë qenë pjesëmarrës në të.
Megjithatë janë disa personazhe që ende nuk janë pyetur dhe dëshmia e tyre shihet me shumë interes.
I pari është Edi Rama. Kryeministri aktual është organizatori i asaj proteste. Ishte Rama që organizoi tubimin pas videos së famshme të Ilir Metës me Dritan Priftin. Si për çudi, Rama nuk mori pjesë vetë në atë tubim dhe kjo e shton akoma më tej dyshimin se ai e dinte se diçka do të ndodhte. Pra kryeministri duhet të tregojë të fshehtat e asaj proteste dhe nëse e dinte më herët se do të kishte viktima.
E njëjta pyetje vlen edhe për Ilir Metën. Kreu i PL ka kërkuar të dëshmojë mbi këtë ngjarje me pretendimin se ka dijeni. Ai ka deklaruar para protestës se do të ketë dhunë dhe tensione dhe deri diku e ka paralajmëruar atë që do të ndodhte një ditë më pas. Pyetja që shtrohet është kush e informoi Metën dhe nëse ka qenë një skenar i planifikuar.
Emër tjetër është Bamir Topi, presidenti i asaj kohe. Në një libër që ai ka botuar, ai flet edhe për masakrën dhe tregon se si Lulzim Basha i kishte kërkuar ndihmë që të ndërhynte te Kryeprokurorja Ina Rama. Pra duket qartë se Topi kishte ndikim te Rama dhe duhet të dëshmojë çfarë di më tepër dhe nëse ndërhyri që dosja të varrosej.
Pastaj duhet pyetur Ina Rama, ajo që kishte për detyrë të niste hetim ndaj zyrtarëve të lartë. Pse Ina Rama nuk hetoi as Bashën, as Berishën dhe kupolën e Kryeministrisë.
Në fund janë dy figura të tjera që ndoshta dinë më shumë se të tjerët. Njëri është Agron Malaj. Më 21 Janar ai ishte shef i grupit të zjarrit, pasi ishte pjesë e Gardës. Pra ai e di shumë mirë se kush urdhëroi për të vrarë.
I dyti është Endri Hasa, shef i IT në Kryeministri dhe drjtor i AKSHi-T. Për të ka pasur shpesh akuza se ka fshirë serverat e kamerave të Kryeministrisë, pasi në atë kohë u zhdukën të gjitha regjistrimet. Ai është personi kyç që mund të tregojë se deri ku kanë shkuar regjistrimet.
Të shohim se cilat do të jenë lëvizjet e SPAK dhe nëse do të shkojë vërtet deri te ata që dhanë urdhrat.
Emrat që kanë dëshmuar
1. Sali Berisha, kryeministër i asaj kohe
2. Lulzim Basha, ish-ministër i Brendshëm
3. Ndrea Prendi, ish-kreu i Gardës
4. Fatos Mahmutaj, gazetar i plagosur në protestë
5. Hysni Burgaj, ish-drejtor policie
6. Agron Kuliçaj, ish-zv/drejtor policie
7. Artan Hoxha, personi që dorëzoi audiopërgjimin
8. Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës
9. Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës
10. Saimir Tahiri, deputet i PS në atë kohë: për rolin në protestë dhe një padi se do të përdoreshin lëndë helmuese
11. Xhemal Qefalia, ish-deputet i PS, u pyet si protestues
12. Salvador Kaçaj, u pyet si protestues
13. Agim Deda, vëllai i Hekuran Dedës, një prej viktimave të 21 Janarit
Emrat që duhet të dëshmojnë
1. Bamir Topi, president i asaj kohe, ka botuar libër dhe ka dijeni mbi lëvizjet në prapaskenë pas 21 Janarit
2. Ina Rama, ish-Prokurore e Përgjithshme
3. Ilir Meta, sebepi i protestës
4. Edi Rama, organizatori i protestës
5. Agron Malaj, deputet i PS, shef i grupit të zjarrit më 21 Janar
6. Endri Hasa, ish-shef i IT në Kryeministri dhe ish-drejtor i AKSH-it
19 personat qe po merr ne pyetje SPAK per vrasjet e 21 janarit, nese do i merrte ne pyetje hetuesia e sistemit te Enver Hogjes do zbulonte brenda 48 oreve urdher dhenesin e vrasjeve dhe do denonte gjithe zingjirin komandues te institucioneve.
Pse Angjelin,kaosi post 1990 a nuk eshte vazhdim I sistemit Hoxhist nga te zgjedhurit e Ramiz Alise dhe Nexhmije Hoxhes me qellim te mbrojtjes se tyre dhe te pushtetit te tyre politik dhe ekonomik, a duhet te jemi naiv te mos shikojme qe pushtetaret tane per dekada I sherben vetem nje kaste te zgjedhur ndaj te cileve Shteti eshte krejt I pafuqishem per te luftuar dhe denuar krimet vrasjet dhe viedhjes systematike te parase dhe prones publike
21 Janari eshte aq i qarte se si ka ndodhur sa SPAK nuk ka arsye te vonohet as edhe 1 dite. Cdo gje e xhiruar live. Shteti vrau 4 protestues te pafajshen. Dhe kjo patjeter me urdher se keto qitje ndaj turmes dhe njerezve te parrezikshem ishte pa asnje arsye. Pengimi i Prokurorise ne veprimet hetimore, fshirja e kamerave, modifikimi armeve, mosdorezimi i njerezve te dyshuar vertetojne plotesisht se gjithcka ishte me vetedije dhe deshire te plote. Eshte e paster si drita e diellit. Hallakatjet janr teresisht histori allashqiptareshe. Mjer ata qe humben jeten ne kete histori.