TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Shtator 2025, 14:29

Fatura e Berishës për LaCivitën, Kreshnik Spahiu: Ankimi i PD për rezultatin e zgjedhjeve, e shtyn me dy javë publikimin

Shkruar nga Pamfleti

Fatura e Berishës për LaCivitën, Kreshnik Spahiu: Ankimi i PD

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën politike para nisjes së sesionit të ri parlamentar dhe shpërndarjen e mandateve nga KQZ.

Spahiu tha se ankimimi i certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit nga Komisioni Rregullator, në Kolegjin Zgjedhor, i jep Partisë Demokratikë mundësinë që të shtyjë edhe për afro 2 javë bërjen transparente të kontratës me konsulentin elektoral nga SHBA, Chris LaCivita.

“Përfiton përkohësisht në 2 aspekte politike, zgjat 10 ditë apo 2 javë konstituimin e Kuvendit dhe nga ana tjetër zgjat edhe deklarimin e shpenzimeve në fushatën elektorale sepse sipas ligjit për financimin e partive, 60 ditë pas shpalljes përfundimtare të rezultatit, duhet të paraqesin faturën e shpenzimeve, qoftë edhe për mbështetjen e të huajve, si LaCivitsa. Mos harrojmë Ilir Meta sot është nën akuzën për mosdeklarimin e saktë të shpenzimeve të partisë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, tha Spahiu.

Lini një Përgjigje