TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Maj 2023, 11:54

Faza e dytë e hartës gjyqësore, mbyllen sot 9 gjykata dhe 9 prokurori të Shkallës së Parë

Shkruar nga Pamfleti

Faza e dytë e hartës gjyqësore, mbyllen sot 9 gjykata dhe 9

Nga sot shkrihen 9 gjykata dhe prokurori të Shkallës së Parë. Pas shkrirjes së gjykatave të Apelit në kuadër të hartës së re gjyqësore, kjo është faza  e dytë e implementimit të saj.

Gjykatat e Shkallës së Parë që mbyllen janë në Tropojë, Mat, Kurbin, Krujë, Pukë, Lushnje, Kavajë, Përmet dhe Pogradec. Së bashku me to, pushojnë së ekzistuari edhe prokuroritë përkatëse të këtyre rretheve gjyqësore.

Pas kësaj faze, dosjet e gjykatës së Tropojës transferohen në Kukës, të Matit në Dibër, të Kurbinit në Lezhë, të Pukës në Shkodër, të Krujës në Tiranë, të Kavajës në gjykatën e Durrësit, të Lushnjes në Fier, të Përmetit në Gjirokastër dhe të Pogradecit në Korçë.

Faza e parë u aplikua në muajin shkurt kur nga 6 apele që ishin në të gjithë vendin, u vendos reduktimi në një Apel kombëtar. Në këtë mënyrë, u shkrinë gjykatat e Apelit në Shkodër, Vlorë, Durrës Korçë dhe Gjirokastër duke bërë që të gjitha dosjet të transferohen në Tiranë.

Faza e tretë do të hyjë në fuqi më 1 korrik të këtij viti kur parashikohet reduktimi i të gjitha gjykata administrative në dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë.

harta gjyqesore gjykata prokurori

Lini një Përgjigje