Aktualitet 1 Maj 2023, 11:27

1 Maji, shoqëria civile në protestë: Të respektohen të drejtat e punëtorëve

Shkruar nga Pamfleti

1 Maji, shoqëria civile në protestë: Të respektohen të

Ndryshe nga shumë qytetarë që kanë vendosur të shijojnë këtë ditë pushimi, një pjesë kanë vendosur të protestojnë. Sot shënohet 1 maji, ditë e punëtorëve dhe disa organizata të shoqërisë civile kanë thirrur një tubim që po mbahet tek pedonalja në Tiranë.

 “Është një kërkesë e hershme për të drejtat në punë që vëmendje duhet të jetë në mënyrë të balancuar si për punësimin ashtu edhe për standardet e punës. Fillimisht duhet të kthejmë vëmendjen, të bisedojmë dhe të flasim për të drejtat në punë dhe pastaj të implementojmë këto të drejta”, tha një prej përfaqësuesve të organizatave.

Në shumë vende të botës përkujtohet më 1 maji, dita e punëtorëve. Ajo synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve. Por komunizmi në Shqipëri e ktheu atë në një ditë feste që edhe sot vijon të cilësohet si e tillë.

proteste 1 maji shoqeria civile