Aktualitet30 Prill 2023, 11:36

Grabitet e moshuara në Milano, arrestohet skifteri shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Grabitet e moshuara në Milano, arrestohet skifteri shqiptar

Një 29-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Milano pasi është kapur duke vjedhur në një banesë.

Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit kur pronarja e shtëpisë, teksa po kthehej për në shtëpi, ka dëgjuar disa zhurma dhe ka parë një burrë që iku me vrap në sytë e saj.

59-vjeçarja ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila falë kamerave ka arritur të bjerë në gjurmët e 29-vjeçarit dhe ta arrestojë për vjedhje.

Sakaq, para se të diktohej nga pronarja e shtëpisë 29-vjeçari kishte arritur të vidhte 500 euro dhe disa franga zvicerane.

milano arrestim skifter