
Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço duke folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë me parë në Shënevlash të Durrësit, ai tha se ngjarja është shumë e rëndë.
Në një intervistë ne emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço shtoi se kjo ngjarje merr përmasa të frikshme nga ftohtësia e treguar më pas nga fëmijët për të groposur trupin e babait.
Gjithashtu ai shtoi se roli i nënës, bashkëshortes së viktimës, Blerina Meta, është shumë i komplikuar, duke shtuar se fëmijët për këtë ngjarje të rëndë kanë pasur si drejtuese nënën.
“Është një çështje shumë e rëndë. Dhe organizimi për të zhdukur gjurmët e ka bërë shumë të frikshme. Ftohtësia e këtyre njerëzve, pa pikën e empatisë, asnjë lloj pendese. Edhe vetë oficerët e policisë kriminale janë habitur, një gjë e akullt komplet.
Roli i mamasë shumë i komplikuar. Për mua fëmijët kanë pasur si drejtuese nënën. Të gjithë këta i ka shkundur nëna e tyre, që tani është në ndjekje të lirë. Asaj shtëpie tashmë i është vënë celësi. Nesër pritet prova, gjurmët e gishtave. Faktorët plotësues në raste shumë të rralla mund të rezistojnë deri në dy javë, më shumë rezistojnë në veshje, edhe pse po kontrollohen të gjitha. Si duket i kanë bindur edhe me çështjen e dënimit, që merr dënimin më të lehtë”, tha ai.
Lini një Përgjigje