TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Dhjetor 2025, 09:41

Fermerët në Greqi vijojnë protestat, bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë

Shkruar nga Pamfleti

Fermerët në Greqi vijojnë protestat, bllokohet sërish aksi

Fermerët në Greqi vijonë ende me protestat dhe bllokimin e akseve rrugore.

Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se edhe ditën e sotme do të bllokohet aksi rrugor Kakavijë-Janinë, në fshatin Kallpaq. Bllokimi do të nisë nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke).

“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës”, njoftoi policia.

Tubuesit theksojnë se kërkesat e tyre mbeten të hapura dhe kanë të bëjnë me uljen drastike të kostove të prodhimit, vendosjen e naftës pa taksa dhe një tavan për energjinë elektrike rurale, si dhe sigurimin e çmimeve minimale të garantuara që mbulojnë koston reale.

Ata kërkojnë gjithashtu pagesën e menjëhershme të subvencioneve dhe kompensimit dhe ndryshime në rregulloren ELGA, në mënyrë që prodhimi të kompensohet plotësisht.

 

Lini një Përgjigje