TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Dhjetor 2025, 07:01

Temperatura nën zero gradë, si parashikohet moti për ditën e shtunë

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura nën zero gradë, si parashikohet moti për ditën e

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore kryesisht në juglindje, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Era do të fryjë me drejtim  nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 6 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek.

Temperaturat më të ulëta regjistrohen në Korçë, Tropojë e Peshkopi, ku termometri regjistrohet vlerat 3 gradë nën zero, ndërsa në Kukës 2 gradë nën zero.

Temperatura nën zero gradë, si parashikohet moti për ditën e

Temperatura nën zero gradë, si parashikohet moti për ditën e

Valëzimi forcës në det parashikohet 1-3 ballë.

Lini një Përgjigje