Aktualitet29 Nëntor 2023, 10:43

Festa e Pavarësisë "pushton" New York-un, sheshi Times Square 'vishet' kuq e zi

Shkruar nga Pamfleti

Festa e Pavarësisë "pushton" New York-un, sheshi Times

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë është festuar në mbarë botën. Kjo festë ka ngjyrosur kuq e zi edhe kryeqendrën më të famshme botërore Time Square në New York.

Flamuri kuqezi dhe urimi për pavarësi vërshoi në ekranet gjigante në sheshin e New York-ut duke ngjallur entuziazëm tek shqiptarët, por edhe kureshtje tek të huajit.

I pranishëm në Times Square ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati i cili preku nga afër këtë ndjenjë krenarie.

Festa e Pavarësisë "pushton" New York-un, sheshi Times
Ervin Bushati

time square new york pavaresi