TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Qershor 2026, 21:40

Foto/ As Berisha nuk shpëton, protestuesit e fusin në "murin e të kërkuarve" bashkë me Nokën!

Shkruar nga Pamfleti
Foto/ As Berisha nuk shpëton, protestuesit e fusin në "murin e
Pankartat në protestë

Protestuesit kanë vijuar edhe këtë mbrëmje me mesazhet simbolike gjatë tubimit para Kryeministrisë. Krahas posterave të vendosur më herët me figurat e kryeministrit Edi Rama, ministrit Taulant Balla dhe deputetes Zegjine Çaushi, në "murin e të kërkuarve" janë shfaqur edhe postera me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, si dhe deputeten socialiste Sara Mila.

Foto/ As Berisha nuk shpëton, protestuesit e fusin në "murin e

Posterat, të stilizuar në formatin "Wanted", janë përdorur nga protestuesit si formë simbolike e shprehjes së pakënaqësisë ndaj figurave politike, pa dallim mazhorancë apo opozitë.

Foto/ As Berisha nuk shpëton, protestuesit e fusin në "murin e

Një poster i veçantë i kushtohej deputetes Sara Mila, ku ajo ironizohej me mbishkrimin: "Përfaqësuese e të burgosurve në Parlament".

Vendosja e posterave është shoqëruar me brohoritje dhe duartrokitje nga pjesëmarrësit në protestë, e cila po zhvillohet për të 26-ën ditë radhazi para godinës së Kryeministrisë.

pankartat në protestë

1 Komente

  1. P
    Pak nga të gjitha

    Kto janë forma të gjykimit popullor , me fletë rrufe e linçime demonstrative të njohura… shprehje e hapur e dhunës që kjo protestë përfaqson; gjuha rreshtën nuk është po rreshna thyen…askush nuk ka të drejtë të flasë në emër të popullit pa vota dhe të drejtsisë pa ligje fakte e institucione

    Lini një Përgjigje