Kronike 1 Nëntor 2023, 22:25

Fshehje të ardhurash dhe mashtrime me TVSH/ Prokuroria e Elbasanit lëshon 7 urdhër arreste, disa të ndaluar

Shkruar nga Pamfleti

Fshehje të ardhurash dhe mashtrime me TVSH/ Prokuroria e Elbasanit

Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar 7 urdhër arreste, të cilat janë duke u ekzekutuar nga Policia e Shtetit në Tiranë lidhur me goditjen e një grupi që merrej me rimbursimin e TVSH.

Burime për mediat bëjnë me dije se mes personave që është lëshuar urdhërarrest është edhe një shtetas italian. Ata janë nën akuzë për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar".

Deri më tani mësohet se janë ekzekutuar 4 prej këtyre masave ndërsa kontrollet vijojnë ende nga policia. Hetimet për këta persona kanë nisur rreth një vit më parë.

7 urdhër arrestet:

1-Adnand(Andreë) Progri, lindur në Peqin dhe banues në Tiranë

2-Nezir Beqiri, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë,

3-Erion Satka, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë,

4-Sajmir Xhafa, lindur dhe banues në Tiranë,

5-Julian Kalo, lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë

6-Teidi Doraci, lindur dhe banues në Durrës,

7-Aldo Mazzarela shtetas italian, i cili akuzohet për veprën penale ‘Fshehje të ardhurave’ dhe ‘Krijim i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar’, parashikuar nga neni 144/a dhe 180 i K.Penal.

Sakaq, mësohet se po organizohet puna për ekzekutimin e këtij urdhri.

tirane elbasan tvsh skeme mashtrimi urdherarreste