Kronike 1 Nëntor 2023, 13:06

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen tre të rinj në Fier; mes tyre edhe një i mitur

Shkruar nga Pamfleti

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen tre të rinj në Fier;

Dy të rinj dhe një i mitur janë arrestuar në Fier, si autorë të 3 vjedhjeve gjatë muajit tetor. Martin Kapllanaj, 20 vjeç, Geraldo Veiza, 19 vjeç, kishin vjedhur tre biznese, ndërsa vjedhja e një banese u kishte mbetur në tentativë. 

Një prej të arrestuarve, Kapllanaj rezulton i dënuar më parë për vjedhje me armë me dhunë, në një argjendari në Vlorë. Në momentin e arrestimit, të riu i është gjetur edhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Policia ka sekuestruar para dhe sende të vjedhur. Ata kishin marrë një automjet të marrë me qira për të shkuar në vendet ku vidhnin.

Vjedhjet:

-më datë 12.10.2023, kanë vjedhur një shumë parash dhe celularë, në një servis për këto pajisje, në Ballsh;

-më datë 13.10.2023, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit A. Y., në fshatin Varibob;

-më datë 31.10.2023, kanë vjedhur një shumë parash, në një dyqan në Ballsh;

-më datë 31.10.2023, kanë vjedhur një shumë parash dhe disa kamera sigurie, në një biznes në fshatin Cakran.

autore vjedhje fier