Kronike 1 Nëntor 2023, 11:52

I dënuar për trafik droge, arrestohet i shumëkërkuari në Fier

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar për trafik droge, arrestohet i shumëkërkuari

Një 41-vjeçar është ndaluar nga policia e Fierit. Bëhet me dije se 41-vjeçari ishte shpallur në kërkim sepse ishte dënuar me 7 vjet burgim, pas njohjes së vendimit të një gjykate greke, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Bëhet fjalë për shtetasin Alfred Koxhaj. Gjykata e Apelit të Vlorës ka njohur një vendim të autoriteteve gjyqësore të Greqisë, për dënimin e 41-vjeçarit, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.