Kronike 1 Nëntor 2023, 19:13

Kërcënoi prokurorin Dritan Gripshi, reagon policia: 56-vjeçari është marrë nën hetim

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënoi prokurorin Dritan Gripshi, reagon policia: 56-vjeçari

Policia ka reaguar zyrtarisht pas lajmit se një person ka kërcënuar prokurorin e Beratit Dritan Gripshi, pasi ky i fundit po dilte nga gjykata.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një 56-vjeçar, i cili është proceduar në gjendje të lirë pasi dyshohet se ka fyer dhe më pas kanosur drejtuesin e Prokurorisë së Beratit, Dritan Gripshi.

Policia njoftoi se Andon Qako e ka kanosur prokurorin në ambientet e jashtme të Gjykatës së Shpallës së Parë të Beratit.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Andon Qako, 56 vjeç, banues në Berat, pasi mesditën e sotme, në ambientet e jashtme të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, dyshohet se ka fyer dhe ka kanosur drejtuesin e Prokurorisë së Beratit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Fyerja e gjyqtarit” dhe “Kanosja e gjyqtarit””, njoftoi policia.

Deri më tani nuk dihen arsyet pse 56-vjeçari e ka kërcënuar prokurorin.

 

dritan gripshi prokuror policia