TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2025, 10:50

Gara për hetues financiarë në SPAK, dalin emrat kush janë 10 kandidatët

Shkruar nga Pamfleti
Gara për hetues financiarë në SPAK, dalin emrat kush janë
SPAK

Këtë të enjte në orën 10:00, nis faza e tretë e vlerësimit të kandidatëve që kanë aplikuar për procedurën e konkurrimit për hetues financiar pranë Prokurorisë së Posaçme. Çështja hapi debate mbi angazhimin e prokurorit të posaçëm Klodian Braho si pjesë e komisionit, pasi njëherësh kandidon për drejtues të SPAK.

Nga ana tjetër kandidat për hetues financiar është edhe Ditmir Hodaj, djali i anëtarit të KLP-së Zeqir Hoda i cili është pjesë e 11 anëtarëve që voton për kandidatët për drejtues të SPAK. Ky i fundit tha në mbledhjen e kaluar të KLP-së se nuk sheh ndonjë konflikt interesi gjatë seancës për miratimin e emrave të 4 kandidatëve për drejtues të SPAK, por megjithëkëtë, ai nuk mori pjesë në votim, derisa të sqarohet çështja.

Në fazën e tretë të konkurrimit jane kualifikuar 10 kandidatë në garë për 4 pozicione, të cilët në dy fazat e para të konkurrimit kanë grumbulluar minimum 40 (dyzet) pikë.

Intervista e strukturuar me gojë me kandidatët për hetues financiarë, në Sektorin e Hetimit Financiar do të zhvillohet këtë të enjte, në datën 23.10.2025, në godinën e SPAK, dhe garuesit do të njoftohen individualisht për orën e caktuar për zhvillimin e intervistës. Kandidatët njoftoi SPAK, që në dy fazat e para të konkurrimit nuk kanë grumbulluar minimum 40 (dyzet) pikë do të njoftohen individualisht për rezultatet

Kandidatet për hetues financiarë

Enea Arben Sharra

Ermal Niazi Milori

Argjend Shefki Tota

Kreshnik Thimi Gjeçka

Gentian Nikollë Ndoi

Ditmir Zeqir Hoda

Ilir Bexhet Deda

Fotion Përparim Malaj

Klodian Nikolet Vasia

Lutfi Haxhi Minxhozi

gara për hetues financiarë në spak

Lini një Përgjigje