
Gazetari Bledian Koka foli mbi garën për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që përtej të vlerësimit ndaj këtij institucioni, Koka rendit tre kandidatët e mundshëm në këtë garë. I ftuar në “Euronews”, ai tha se BKH ka rëndësi imediate.
“Duhet të flasim për rëndësinë e institucionit të BKH-së, ndoshta akoma më i rëndësishëm se SPAK. Ky institucion ndërton në mënyrë strukturore një akuzë, një padi ose hetim.
Deri më sot ka qenë një nga institucionet që nuk ka bërë punë të keqe. Ky institucion ka pasur vullnetin e mirë për të bërë punë në një vend ku institucionet janë të shpartalluara. Tashmë ka një garë dhe duhet bërë zgjedhje mes kandidatëve.
Tre janë kandidatët potencialë të cilët mund të zgjidhen. Një është Jon Keta i cili aktualisht është zëvendës drejtori i BKH-së, i dyti është Elton Kërluku, shef i Hetimit Kibernetik dhe Andi Pogaçe. Me dijeninë time, Keta ka mbështetjen e Arben Krajës, ndërsa Elton Luku ka simpatinë e Altin Dumanit. Përplasja për kreun e BKH-së ka çuar që Dumani të shkarkojë nga posti Arben Krajën”, tha gazetari Bledian Koka.
Lini një Përgjigje