
SPAK ka publikuar emrat e 7 kandidatëve që kanë kaluar në fazën e dytë të garës për zgjedhjen e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Zbardhen emrat e 6 kandidatëve të skualifikuar nga gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Mësohet se kandidatët u skualifikuan pasi nuk plotësonin kriteret dhe kishin mangësi në dokumentacionin e tyre. Aktualisht në garë mbeten 7 kandidatë nga 13.
Kandidatët që do të vijojnë garën për kreun e BKH janë:
-Andi Pogaçe, Prokuror Fier, aktualisht këshilltar në KLP
-Artur Beu, specialist i marrëdhënieve ndërkombëtare në Policinë e Shtetit.
-Gentian Ndoi, aktualisht ai mban postin e drejtorit të krimit ekonomiko-financiar në Departamentin e Policisë Kriminale.
-Gentjan Shehaj, Drejtor në Drejtorinë e Kurrikulave dhe Koordinimit dhe Sigurimit të Cilësisë , në Akademinë e Policisë, në Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. (Ishte pjese edhe e garës për drejtor të Përgjithshëm)
-Gledis Nano, ish Drejtor i Përgjithshëm i Policisë.
-Joni Keta dhe Elton Kërluku
Ndërkohë, 6 kandidatët e skualifikuar nga gara janë:
-Astrit Halilaj, ish prokuror i Shkodrës
-Haki Çako, -ish Drejtor i Policise se Shtetit. Aktualisht Drejtori i Pergjithshem i Agjencise Kombetare te Mbrojtjes Civile
-Maoricio Sheldija, inspektori i AMP-së (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore).
-Marinela Pilinçi, oficer i policise giyqesore në Seksionin e Policise Gjyqësore te Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.
-Miklovan Kanani
-Nevrus Ndregjoni, oficer i Policisë Gjyqësore të Seksionit tê Policisë Gjyqësore te Prokurori isë prane Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
Veprimtaria e Byrosë Kombëtare të Hetimit bazohet në një shërbim të specializuar të policisë gjyqësore që realizon parandalimin, zbulimin, hetimin, dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, nëpërmjet hetimit proaktiv, aplikimit të teknikave speciale të hetimit, aplikimit të sistemeve, databazës, analizës dhe inteligjencës, mjeteve të teknologjisë së informacionit si dhe forcimin e masave që synojnë rritjen e parametrave të sigurisë ne vend.
Lini një Përgjigje