Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të zgjidhet mes prokurorëve të SPAK për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidimi. Zgjedhja bëhet me shumicë të thjeshtë votash nga 11 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Ditën e sotme është mbledhur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, duke hapur kështu zyrtarisht garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme, në afrim të datës së mbarimit të mandatit të Atin Dumanit, në dhjetor 2025.
Në mbledhje u dakordësua që kandidatët, nga radhët e SPAK, kanë afat 3 javë për aplikimin, pra deri më datë 8 tetor.
“Afati për dorëzimin e aplikimeve është deri më datë 8 tetor 2025. Vendimi hyn në fuqi menjëherë. Shpallet në Tiranë, sot më datë 17 shtator 2025. Me 11 vota pro, asnjë kundër miratohet”, tha kryetarja e KLP.
Të pranishëm në sallë kanë qenë edhe përfaqësues të ambasadës amerikane në vendin tonë.
Prokurorët e Posaçëm që mund të kandidojnë për kreun e ri të SPAK:
1-Adnan Xholi
2-Anita Jella
3-Alfred Shehu
4-Behar Dibra
5-Bledar Maksuti
6-Doloreza Musabelliu
7-Dorina Bejko
8-Dritan Prençi
9-Edvin Kondili
10-Elida Kaçkini
11-Elvin Gokaj
12-Ened Nakuçi
13-Enkeleda Millonai
14-Klodjan Braho
15-Manjola Kajana
16-Ols Dado
17-Sotir Kllapi
18-Vladimir Mara
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për kreun e SPAK
a) Eksperiencë në ndjekjen e çështjeve sensitive të korrupsionit dhe krimit të organizuar
b) Eksperiencën dhe aftësitë në organizimin dhe drejtimin e një strukture;
c) Eksperiencën në hartimin e miratimin e rregulloreve administrative;
ç) Eksperiencën në çështje të cilat kanë marrë vëmendje të lartë publike, dhe ndërveprim me median,
d) Aftësitë në drejtimin efektiv të burimeve njerëzore,
dh) Vizionin ose planin e besueshëm për organizimin e Prokurorisë së Posaçme si një institucion funksional dhe efektiv,
e) Imazhin publik të karrierës së tij/saj si prokuror.
Ashtu siç parashikohet dhe me ligj, gara është hapur 3 muaj përpara përfundimit të mandatit të kryeprokurorit Altin Dumani i cili është zgjedhur për të qenë në krye të Prokurorisë së Posaçme më 18 dhjetor 2022. Dumani është drejtuesi i dytë i Prokurorisë së Posaçme që u zgjodh pas përfundimit të mandatit të Arben Krajës, i cili ishte i pari pas krijimit të prokurorisë së posaçme. Pas lënies së këtij posti ai do të ushtrojë detyrën si prokuror i posaçëm i kësaj strukture deri në përfundimit të mandatit 9-vjeçar.
Arben Kraja u zgjodh si drejtuesi i parë i SPAK në dhjetor të vitit 2019 ndërsa Altin Dumanit në dhjetor 2022. Dumani e mori drejtimin në një moment kur pritshmëritë e publikut ishin rritur ndjeshëm dhe presioni ndërkombëtar për rezultate konkrete ndaj korrupsionit në nivelet e larta ishte më i fortë se kurrë.
Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të zgjidhet mes prokurorëve të SPAK për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidimi. Zgjedhja bëhet me shumicë të thjeshtë votash nga 11 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Lini një Përgjigje