
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka kaluar për gjykim dosjen ndaj deputetit socialist Plarent Ndreca, për çështjen në lidhje me tenderimet për rikonstruksionin e komisariateve.
SPAK pretendon se ka abuzuar me detyrën kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Në dosje së bashku me Ndrecën janë edhe 15 persona të tjerë, kryesisht zyrtarë apo ish-zyrtarë të Komisionit të Ofertave.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte depozituar kërkesën për seancë paraprake prej 25 nëntorit 2024, kur edhe u morën të pandehur për çështjen e hetuar prej vitit 2021.
Gjyqtarja Elsa Ulliri pranoi sot (20 mars) kërkesën e SPAK-ut, ku akuza kryesore është shkelja e barazisë në tenderë.
13 prej të pandehurve kanë akuzën e "shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim, kurse 3 të tjerë të "falsifikimit të dokumenteve", e kryer në bashkëpunim.
Lini një Përgjigje