TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Maj 2023, 13:28

SPAK kërkoi 10 vite burg, Lefter Koka dhe Alqi Bllako përfitojnë gjykim të shkurtuar

Shkruar nga Pamfleti
SPAK kërkoi 10 vite burg, Lefter Koka dhe Alqi Bllako përfitojnë
Alqi Bllako dhe Lefter Koka.

GJKKO ka pranuar kërkesën e Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës për gjykimin e shkurtuar.

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për 16 të pandehur inceneratorin e Fierit, mes tyre edhe Alqi Bllako dhe Lefter Koka. Me këtë vendim të pandehurit do të përfitojnë ulje të një të tretës së dënimit që do t'u caktohet. 

Ndërkohë për 3 të pandehurit Etleva Kondi, Arenc Myrtezani dhe Giuseppe Cafaglione do vijojë gjykimi normal.

Gjatë seancës togat e zeza kanë vendosur rrëzimin e kërkesës së supervizorit të punimeve Arben Dervishaj dhe Regan Merdanit për shpalljen e moskompetencës nga kjo Gjykatë.

U rrëzua gjithashtu kërkesa për shpalljen e akteve të pavlefshme dhe veçimi i tyre nga i pandehuri Arenc Myrtezani. Gjithashtu kërkesa e një banke të nivelit për të qenë palë në proces nuk u pranua. Të pranishëm në seancë ishin edhe Lefter Koka e Alqi Bllako. Seanca e radhës u vendos më datë 12 qershor.

Sipas akuzave të SPAK për inceneratorin  e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.  Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi dy muaj më parë hetimet dhe çoi për gjykim të akuzuarit Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Dosja është çuar për gjykim për akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. Ndërkohë që duhet thënë se Stela Gugallja, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto tre personazhet e rëndësishme për hetimet e inceneratorëve në Elbasan dhe Fier, tashmë në kërkim ndërkombëtar, janë hetuar edhe më herët nga prokuroria e Elbasanit, për të njëjtat akuza për të cilat SPAK i ka marrë të pandehur. 

alqi bllako e lefter koka. inceneratoret

Lini një Përgjigje