TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Tetor 2025, 11:57

GJKKO rrëzon Lefter Kokën, ish-ministri mbetet në qeli

Shkruar nga Pamfleti

GJKKO rrëzon Lefter Kokën, ish-ministri mbetet në qeli

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish ministrit të mjedisit Lefter Koka për lirim nga qelia.

Vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Bani, i cili nuk mori parasysh kërkesën e Kokës për shuarje të masës me pretendimet se ka kaluar afati 3 vjeçar i paraburgimit për inceneratorin e Fierit.

Në korrik të këtij viti, Koka fitoi të drejtën e lirimit me kusht nga Gjykata e Durrësit për inceneratorin e Elbasanit, ku u dënua me 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.

Gjyqtari Xhevdet Lika tha se për pjesën e mbetur të dënimit, Koka duhet te mbaje kontante me shërbimin e provës dhe gjatë kësaj kohe nuk duhet të kryerjë vepra të tjera penale.

Lefter Koka është dënuar në shkallë të parë me 6.8 vite burg për inceneratorin e Fierit, ndërsa për Tiranën është dënuar me 2 vite.

Asnjëra nga vendimet nuk ka marrë formë të prerë në Apelin e Posaçëm. Për inceneratorin e Fierit, Koka pretendon se e ka ezauruar dënimin, me kohën e qëndrimit në paraburgim, referuar nenit 261 te kodit te procedurës penale pika 1/C, që parashikon shuarjen e masës së sigurisë.

Lini një Përgjigje