Aktualitet 5 Prill 2023, 22:06

Gjyqi ndaj ish-liderëve të UÇK, Kreshnik Spahiu: Nuk ka prova kundër tyre, disa mund të bien në pranga për dëshmi të rreme

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi ndaj ish-liderëve të UÇK, Kreshnik Spahiu: Nuk ka prova

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur  se arsyeja pse po zgjatet kaq shumë gjyqi ndaj ish-liderëve të UÇK-së, lidhet me faktin që prokuroria nuk gjen qëndrueshmëri në akuzat e dëshmitarëve.

I ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Spahiu shtoi se për këtë arsye, sipas tij në fund të këtij procesi do të bien në pranga për dëshmi të rreme shumë nga dëshmitarët.

E gjithë strategjia e Prokurorisë Speciale është ndërtuar mbi 3 themele, e para mbi 314 dëshmi, e dyta mbi vetë thëniet kontradiktore të liderëve të UÇK-së dhe e treta mbi disa ballafaqime që provojnë rolin hierarkik të udhëheqjes së UÇK-së”, shtjelloi Spahiu.

Ai ngriti gjithashtu dy pyetje mbi të cilat rrotullohet e gjithë situata e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

A ka të vrarë shqiptarë me ekzekutorë shqiptarë? Po, ka. A janë vrarë këta nga 4 liderët e UÇK-së? Nuk ka asnjë provë të bazuar dhe të qëndrueshme deri më sot që të gjithë këta dhjetëra e qindra shqiptarë të jenë vrarë apo ekzekutuar me urdhër të drejtpërdrejtë të 4 liderëve që sot janë në bangën e të akuzuarëve”, tha Spahiu.

gjyqi uÇk hagë