TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Dhjetor 2025, 16:44

Gjyqtarja e Kushtetueses dha dorëheqjen një vit më parë, Kuvendi rihap garën për vendin e Elsa Toskës!

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqtarja e Kushtetueses dha dorëheqjen një vit më parë,

Kuvendi pritet t’i rikthehet punës për plotësimin e vakancës së fundit në Gjykatën Kushtetuese, atë të Elsa Toskës, e cila dha dorëheqjen në shtator të vitit 2024. Komisioni i Ligjeve do të hapë garën më 10 dhjetor dhe mandati i gjyqtarit të ri që do të zgjedhë Kuvendi, do të jetë i plotë, (9 vite).

Pse u vonua procesi i zëvëndësimit të Elsa Toskës?

Zëvendësimi i Elsa Toskës shkaktoi përplasje vitin e shkuar pasi Kuvendi hapi garën për një anëtarë me mandat të plotë, por që u pezullua nga Gjykata Kushtetuese. Kuvendi ndali procedurat, derisa Kushtetuesaj u shpreh ërfundimisht dhe vendosi se Toska, Zacaj dhe Bejtja duhet të mos gëzonin mandat të plotë, por të pjesshëm, për të garantuar ripërtëritjen apo rifreskimin e pjessëhm të GJK.

Kuvendi priti që GJK ta arsyetonte këtë vendim, por teksa vendimi i zbardhur nuk ka ardhur ende zyrtarisht, Kuvendi vendos të mos humbasë kohë, por të përdorë dispozitivin e atij vendimi që është publik, për të ecur përpara.

Kujtojmë se zeëvëndësimi i Elsa Toskës është i fundit, nga treshja e tre gjyqtarëve që këtë vit ishte pjesë e skemës së ripërtëritjes.

Si funksionon proceduar?

Kuvendi hap garën dhe kandidatët kanë 1 muaj kohë të shprehin interes. Pastaj ata vlerësohen, renditen me pikë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED).

Kuvendi, nëse ka 84 vota, mund të zgjedhë një nga 3 emrat me më shumë pikë, përndryshe automatikisht gjyqtar bëhet kandidati që KED ka renditur të parin.

Lini një Përgjigje