
Në drejtoritë e Policisë së Qarqeve Korçë, Elbasan dhe Shkodër pritet të përcaktohen drejtuesit e rinj të uniformave blu. Në garën e çelur kanë paraqitur interes 6 kandidatë, ndërsa News24 raporton se të mërkurën ata do të dalin para komisionit që do të bëjë edhe përzgjedhjen.
Në garë janë oficerët Loard Sallaku, Alban Çela, Dritan Lena, Uljan Shpataraku, Ardian Çipa dhe Islor Islami.
Procesi i përzgjedhjes do të kalojë në disa faza, ndërsa në përfundim do të jetë pikëzimi që do të përcaktojë edhe renditjen.
Loard Sallaku, aktualisht mban postin e drejtorit të policisë Kukës si i komanduar. Aban Çela këshilltar në drejtorinë e përgjithshme, Dritan Lena punonjës në drejtorinë e Forcën Kombëtare të Sigurisë, Uljan Shpataraku, punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ardian Çipa, te departamenti për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe Islor Islami, aktualisht i komanduar drejtor në Drejtorinë e Policisë Korçë.
Me përjashtim të Elbasanit, ku drejtuesi Fatmir Hoxha dha dorëheqjen, në qarqet e Shkodrës dhe Korçës, drejtorët e policisë u shkarkuan. Në Shkodër ndryshimet ndodhën pas aksionit të IKMT për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, ndërsa në Korçë pas ngjarjes së ndodhur në Devoll ku një i ri u mbajt peng nga disa persona.
Lini një Përgjigje