Aktualitet12 Maj 2023, 19:25

Grekët dalin nga shinat dhe kërcënojnë: Rama fans i autokratit Erdogan, të bëjë kujdes se mund të përgjigjemi ushtarakisht

Shkruar nga Pamfleti

Grekët dalin nga shinat dhe kërcënojnë: Rama fans i

I ashpër ka qenë kreu i partisë “Zgjidhja greke”, Kyriakos Velopoulos. Ai tha se Greqia e ka inatin me Ramën dhe aspak me Shqipërinë. Madje ai shkoi deri aty sa foli për forcën ushtarake.

Arrestimi i Fredi Belerit ka nxjerrë nga shinat grekët. Ndonëse Shqipëria nuk ndërhyn kurrë në punët e brendshme të tyre, qeveria greke, mediat dhe gjithë politika sot janë dominuar nga arrestimi i kandidatit të Metës e Berishës në Himarë. Vetë kryeministri dhe ministri i Jashtëm patën kontakte me Ramën, ndërkohë që deputetët kanë nisur kërcënimet.

Adonis Georgiadis, nënkryetar i Demokracisë së Re (partia e Mitsotakis) ka sulmuar drejtpërdrejt Edi Ramën.

Shqipëria edhe Rama po japin provim akoma. Mos të kujtojnë se jemi në fushatë zgjedhore edhe s'kemi forcë. Rama bëri faull të madh që arrestoi Bejlerin. I bëjmë thirrje që ta lirojë sa nuk është vonë. Nuk e kam as mik dhe as armik. Si sillet, do i sillemi. Shqipëria dhe Rama kërkon ndihmën tonë që t'i fusim në BE. Edhe nga ana tjetër burgosin një njeri të pafajshëm vetëm e vetëm sepse kuptuan se ishte fitues”, tha ai.

Akoma dhe më i ashpër ka qenë kreu i partisë “Zgjidhja greke”, Kyriakos Velopoulos. Ai tha se Greqia e ka inatin me Ramën dhe aspak me Shqipërinë. Madje ai shkoi deri aty sa foli për forcën ushtarake.

S'kemi gjë me Shqipërinë por me Ramën. Ka vjedhur pronat e himariotëve. Ka vrarë 2 qytetarë grekë, Gumën dhe Kaçifasin. Tani po burgos kandidatin për Bashkinë e Himarës. Duhet t'u vendosim veto kudo, as 1 euro për kryeministrin Edi Rama. Po vazhdoi kështu, do i përgjigjemi dhe ushtarakisht”, tha ai.

Ky kryetar partie, kërkoi nga qeveria që të bllokohet integrimi i Shqipërisë në BE.

Ndërkohë ai që e ka treguar hapur se ku është halli i grekëve është Andy Zemenides, Drejtor Ekzekutiv i Këshillit të Lidershipit Hellenik Amerikan. Ai shprehet se Rama është me Erdoganin prandaj i arreston grekët.

Edi Rama e ka vërtetuar tashmë se është një fans i autokratit Erdogan. Tani ai merr një faqe nga libri i lojërave të tij dhe i burgos kandidatët pikërisht përpara zgjedhjeve. Kjo nuk është sjellja e një kandidati për në BE”, tha ai.

Ministri Brendshëm, Takis Theodorikakos në postimin e tij në rrjetet sociale e cilëson arrestimin e Belerit nga autoritetet shqiptare si një veprim thellësisht antidemokratik, antievropian dhe provokues.

 “Arrestimi i kandidatit për kryetar të Bashkisë së Himarës, Freddy Beleris, i cili është gjithashtu shtetas grek dy ditë para zgjedhjeve në Shqipëri, është thellësisht antidemokratik, antievropian dhe veprim provokues. Dhe duhet të revokohet”, tha ai.

Ndërsa ministri i Punës, Kostis Hatzidakis e cilësoi arrestimin si fyerje ndaj minoritetit grek. 

Arrestimi i kandidatit për Kryetar të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri ka të vetmin qëllim që ta përjashtojë nga procesi zgjedhor brenda dy ditësh. Dhe përbën një fyerje të drejtpërdrejt për të drejtat e minoritetit etnik grek në Shqipëri, të cilat shteti fqinj ka detyrimin t'i respektojë. Një sjellje e tillë nuk mund të tolerohet nga vendi ynë”, ka shkruar ai.

Ndërkohë mediat greke kanë lëshuar sulme akoma më të forta, ku kërcënojnë me protesta dhe trazira. Po ashtu kërkojnë që të bllokohet rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE./Pamfleti

greket rama beleri