TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Korrik 2023, 09:18

Greqia në "flakë", përfaqësuesi i komunitetit shqiptar në Greqi: Mbi 65 vatra janë të qëllimshme

Shkruar nga Pamfleti

Greqia në "flakë",  përfaqësuesi i komunitetit

Etmond Guri, përfaqësues i komunitetit shqiptar në Greqi tha se shumë nga zjarrvëniet në Greqi janë të qëllimshme.

Vetëm javën e kaluar Greqia ka shuar më shumë se 65 zjarre ku janë djegur shumë shtëpi e janë rrezikuar jetë njerëzish e kafshësh, e shumë nga këto duket se kanë qenë zjarre të qëllimshme, me qëllim përfitimi.

“Fatkeqësisht Greqia vuan sindromën e zjarrvënies. Dihet tashmë se shumë janë të qëllimshme, qofshin për të ndërtuar në këto vende ku digjet, bëhen shpyllëzime, më pas ndërtojnë në mënyrë të paligjshme. Ka pasur edhe akuza politike nga opozita aktuale që mund të jenë zjarrvënie të qëllimshme, nga kompanitë e mëdha.

Fatkeqësisht situata ishte shumë e vështirë javën e kaluar ku Greqia ka shuar më shumë se 65 zjarre dhe në shumë raste janë djegur me dhjetëra shtëpi, janë rrezikuar jetë njerëzish dhe si pasojë janë djegur edhe shumë kafshë”, tha Etmond Guri për “Euronews Albania”.

flake greqi qellimshem

Lini një Përgjigje