Por, a ia ka ulur Duma shikueshmërinë, teksa të dy emisionet politikë transmetohet në të njëjtin orar, gazetari tha se nuk e beson një fakt të tillë.
Gazetari Blendi Fevziu u testua te “makina e së vërtetës”, teksa moderatori Romeo Veshaj i drejtoi disa pyetje pikante.
I pyetur se cili është “luani i politikës shqiptare” mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, Fevziu u përgjigj pa u menduar: Sali Berisha.
Pa hezitim iu përgjigj edhe pyetjes tjetër. Nëse e sheh Grida Dumën, autoren dhe moderatoren e “Top Story” si konkurrente, drejtuesi i “Opionin”, tha: Patjetër që po!
Por, a ia ka ulur “Top Story” shikueshmërinë “Opinionit”, teksa të dy emisionet politikë transmetohet në të njëjtin orar, gazetari tha se nuk e beson një fakt të tillë.
“Nuk besoj. Nuk bëj komente, përsa kohë nuk e kemi zyrtare audiencën”, tha ai.
Teksa shquhet për udhëtimet e shumta që ka bërë në të gjithë botën, Fevziu tha gjithashtu se ai pëlqen që të vizitojë zonat historike të vendeve që shkon.
Gjatë bisedës Blendi Fevziu u shpreh se Arjan Konomi mund të ketë bërë më shumë udhëtime se ai.
Donaldi: Një person që e ka namin të madh për udhëtime është Arjan Konomi.
Blendi: Po, ka udhëtuar Arjan Konomi.
Donaldi: Ne e kemi pas sezonin që ka kaluar dhe ka thënë që ka udhëtuar më shumë se Blendi, Bledi është shumë sipërfaqëor në udhëtimet e veta.
“Mundet. Ai rri më gjatë. Ka dy modele se si mund të udhëtosh. Mund të udhëtosh dhe të rrish shumë gjatë, që të njohësh dhe jetën e atij vendi, të rrish një muaj ose dy muaj. Ose është modeli që t’i shkon e studion shumë mirë përpara vendin, unë zakonisht marr guidat më të mira të vendeve, për të parë në mënyrë intensive atë që do ti shohësh një vendi. Varet nga këndvështrimi që ke. Ka njerëz që dalin jashtë për ‘shopping’, ka të tjerë që duan të rrinë në çadër. Unë shkoj kryesisht në pjesët historike dhe e kam parasysh dhe përpara se çfarë do shoh. Varet çfarë sheh”, shpjegoi moderatori.
Për më tepër ai u shpreh se tek Arjan Konomi lakmon stilin e tij të udhëtimit, pasi ka mundësi të qëndrojë gjatë, në udhëtimet që bën.
“Varet ça sheh, Arjani ka një stil tjetër udhëtimi që unë e lakmoj. Unë nuk mund ta bëj sepse kam 4 herë në muaj emision unë s’mund të rri një muaj në një vend plus kam impenjime, familjen dhe çdo gjë. Ai udhëtim që bën Arjani është jashtëzakonisht interesant”, tha Blendi.
Lini një Përgjigje