Aktualitet 7 Shkurt 2024, 15:56

Gripi nis normalizimin, ISHP: 16 mijë persona te mjeku gjatë javës

Shkruar nga Pamfleti

Gripi nis normalizimin, ISHP: 16 mijë persona te mjeku gjatë

Situata e gripit në vend është stabilizuar. Sipas ekspertëve të institutit të shëndetit publik shprehen se dy javët e fundit numri i personave të prekur nga gripi dhe viroza të stinës preku kulmin, por nuk ka rritje.

Sipas të dhënave të fundit të ISHP në javën e parë të shkurtit janë paraqitur tek mjeku i familjes apo në spitale rreth 16 mijë persona.

Shumica e të sëmurëve janë fëmijë, ku mbizotëron grup-mosha 1-4 vjeç.

Edhe pse rastet e të infekturave janë përhapur në të gjithë Shqipërinë, vërehet se disa qytete kanë rënie të infektimeve e në disa të tjera rritje.

Gjirokastra, Durrësi, Gramshi dhe Skrapari kanë pësuar rënie drastike të të rasteve të reja me grip, ndryshe nga një javë më parë, ku numri ishte në rritje.

Por e kundërta ka ndodhur me kryeqytetin, Vlorën, Tropojën, Kukësin apo Kurbinin, ku raste e të infektuarve të rinj kanë pësuar rritje nga java e shkuar.

Specialistët e shëndetit publik janë të mendimit se kjo situatë prite të zgjasë deri në mes të shkurtit, kur edhe pritet që kurba e infektimeve të fillojë të bjerë.

Aktualisht shumica e të infektuarve po e kalojnë me simptoma të lehta të mesme në mjediset e shtëpisë, por ka edhe raste të rënda, që po marrin shërbimin  e duhur në spital. Nga gripi stinor, deri më tani zyrtarisht është regjistruar vetëm një fatalitet.

ishp gripi në vend