Aktualitet 7 Shkurt 2024, 14:06

Ndryshimet në Kodin Penal / Dënohet kush lidh dy martesa, por jo bashkëjetesa e as tradhëtia

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshimet në Kodin Penal / Dënohet kush lidh dy martesa, por jo

Ndryshimet në Kodin Penal, synojnë ashpërsimin e dënimeve për disa krime që lidhen me marrëdhëniet familjare e në çift.

Sipas propozimeve, do të konsiderohet krim kur gratë sjellin në jetë fëmijë dhe i “shesin” në këmbim të parave, bigamia, terrorizmi kibernetik, ndikimi i zgjedhësve përmes dezinformimit apo ekspozimi i dëshmitarit të drejtësisë dhe identitetit të forcave speciale.

Ajo që saktësohet është fakti se do të dënohet bigamia, pra nëse lidhen më shumë se një martesë në të njëjtën kohë, por nuk dënohet bashkëjetesa dhe as tradhtia.  

Ndryshimet në Kodin Penal flasin edhe për dënime për krime të tjera siç është surrogacia, pra rastet kur nëna sjell në jetë një fëmijë për llogari të një gruaje tjetër, në këmbim të parave.

Sa i takon pagimit të një dite burg, do të kushtojë 6 mijë lekë dita dhe mund të paguhet edhe me këste nëse nuk ke mundësi financiare, për veprat e lehta.

Ndryshime të tjera përfshijnë: pagimin e gjobës që mund të bëhet edhe në fazë hetimi; rikonsiderimi i heqjes së burgut të përjetshëm me dënim me kusht, pasi ke vuajtur 35 vite burgim; rritja e pragut për të mos mbajtur funksione publike deri në 25 vite, kur dënohesh për disa krime; nëse shpallesh fajtor, nuk do të hiqen vetëm dekoratat, por edhe titujt akademikë; përjashtohesh nga e drejta e trashëgimisë kur ke kryer një krim për ta përvetësuar pasurinë e familjes, duke dëmtuar anëtarët e tjerë; përjashtimin nga burgu i përjetshëm për gratë dhe për çdo shtetas deri në 18 vjeç, bëhet deri në 21 vjeç; detyrimin me vendim gjyqësor për të lënë alkoolin dhe drogën; terrorizmi kibernetik, ndikimi i zgjedhësve përmes dezinformimit, ekspozimi i dëshmitarit të drejtësisë dhe identitetit të forcave speciale, do të jenë po ashtu krime, raportohet për Top Channel.

tradhtia kodi penal