Aktualitet16 Qershor 2023, 15:49

Gropa në buxhet, qeveria miraton ligjin për legalizimin e kanabisit

Shkruar nga Pamfleti

Gropa në buxhet, qeveria miraton ligjin për legalizimin e kanabisit

Qeveria ka hapur rrugën për legalizimin e kanabisit mjekësor në vend. Që një vit më parë projekti u konkretizua në një draft, por duket se ai sot është miratuar në Këshillin e Ministrave. Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Drafti tani do shkojë në Kuvend për diskutime. 

Por miratimi i ligjit vjen në një kohë kur qeverisë i duhen para. Buxheti është gropë nga rritja e pagave dhe abuzimet me të. Madje pagat e rritura nuk kanë kaluar sepse shteti nuk ka para. I gjendur në këtë situatë, Ram aka hapur rrugën e kanabisit, teksa gati është dhe ligji për rihapjen e basteve.

Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin për kanabisin, për qëllime mjekësore dhe industriale. Nga këshillimi kombëtar ku 61% e qytetarëve u shprehën pro, ka filluar puna nga disa ministri. Ky projektligj përcakton kuadrin rregullator për mënyrën pse si do iniciohet procesi. Qëllimi është rregullimi dhe granatimi i procesit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së prodhimin, përpunimit.  Aspekte kryesore, lidhen me aspekte rregullatorë që i përkasin nga momenti i kultivimit dhe eksporti i sigurt dhe i kontrolluar. Ka një element të veçantë, aspekti rregullator përcakton edhe institucionet që do merren me kontrollin e përpunimit dhe prodhimit të produkteve për qëllime mjekësore. Krijohet Agjencia kombëtare për kontrollin e kanabisit. Janë parashikuar të gjitha kushtet për aspektet e dhënies së licencave dhe lejeve me kritere të përcaktuara dhe konsultuara dhe mirëoganizuara. Kemi patur gjithë vëmendjen e duhur për të gjithë praktikat më të mira në botë", tha Manastirliu.

Një ndër emrat që flitet se mund të marrë monopolin e kanabisit është aktori Xhim Belushi. Pak kohë më parë ai erdhi në vendin tonë dhe deklaroi se ishte thirrur për këtë gjë. Xhim Belushi ka në SHBA një fermë kanabisi.

E kam filluar me fermën time në Oregon dhe shtete të tjera të Amerikës deri kur më vjen një telefonatë nga kryeministri Rama që të vij dhe të diskutoj mundësitë e legalizimit të eksportit të kanabisit. Dhe përderisa unë kam fermën time të kanabisit, besoj se ai duhet të kishte dëgjuar për këtë dhe donte të dinte se cila ishte përvoja ime dhe mendimet e mia. Unë e di që kryeministri ka një ligj që është ende në parlament dhe nuk është miratuar ende. Sipas mendimit tim kanabisi është një bime medicinave që shëron dhe të ndihmon me shumë sëmundje. Duhet të bëjmë dallimin midis bimës mjekësore dhe krimit të organizuar që ka qenë i përfshire dhe i ka dhënë kanabisit këtë konotacion negativ”, shprehej ai. /Pamfleti

rama kanabisi buxheti