
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale njofton se aksioni për lirimin e hapësirave publike nuk do të ndalet, ndërsa paralajmëron se do të përcaktohen kufijtë edhe për karriget dhe tavolinat e lokaleve.
Rama ka publikuar pamje nga aksioni ku vijon shembja e atyre që i konsideron ngrehina hekuri apo platforma të turllillojshme.
“Sigurisht jo vetëm ngrehinat e hekurit, po edhe platformat e turlillojshme nën to, do të zhbëhen hap pas hapi, përditë e me durim, derisa të vendoset kudo kufiri që garanton lirinë e hapësirës komunitare dhe përcakton deri ku mund të shtrihen tavolinat, karriget e çadrat e njësive tregtare”, shkruan Rama.
Lini një Përgjigje