TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Maj 2025, 10:54

Helmimi në kopshtin e Gramshit, ISHP: 17 fëmijë të infektuar me salmonelë

Shkruar nga Pamfleti

Helmimi në kopshtin e Gramshit, ISHP: 17 fëmijë të infektuar

Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se nga analizat e kryera ndaj 79 fëmijëve në kopshtin e Gramshit, 17 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me ‘Salmonella Enteritidis’.

17 fëmijë kanë rezultuar të infektuar me këtë bakter, ndërkohë që për 6 fëmijë të tjerë pritet të dalin përgjigjet, por edhe ata kanë rezultuar me rritje të ngarkesës bakteriale.

Nga ana tjetër, AKU është dukë kryera analiza të mostrave të produkteve ushqimore që kanë konsumuar fëmijët e kopshtit.

Salmonella Enteretidis është një bakter që gjendet te mishi i pulës dhe vezët. Ndërkohë një ekip i përbërë nga epidemiologë të ISHP, inspektorë të AKU kanë shkuar në Gramsh.

 

Lini një Përgjigje