TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Prill 2025, 20:56

"Heshtja nga radhët e PD shpjegon gjithçka", Gjikondi: Kontrata e lobimit për hallet e Berishës

Shkruar nga Pamfleti

"Heshtja nga radhët e PD shpjegon gjithçka", Gjikondi:

Juristja Brizida Gjikondi ka komentuar kontratën lobuese të PD për heqjen e non-gratës. Ajo shprehet se heshtja e demokratëve është një tregues për gjithçka. Gjikondi tha gjithashtu se çfarë nuk flitet nuk ka ndodhur dhe se ajo kontratë është kontratë lobimi për Berishën dhe familjen e tij.

“Topallin e kam dëgjuar me vëmendje dhe më rezulton që ende nuk ka mbyllur partinë e saj.

Edhe gafat që ka bërë për DHL që shkoni tërhiqeni vetë votën janë shëmtira që nuk hahen më në 2025. Heshtja tregon shumë sepse dihet shumë mirë, edhe një lidhëz po të shprehin ata është një element për tu verifikuar.

Çfarë nuk flitet nuk ka ndodhur, ata po përpiqen edhe Noka, kanë një heshtje dhe kjo i tregon të gjitha. Ajo është një kontratë lobimi për Berishën dhe familjen”, tha Gjikondi.

 

Lini një Përgjigje