TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Prill 2025, 18:28

“Kontrata e lobimit të PD me para të pista”, Frrok Çupi: Tentativa e Berishës për heqjen e non gratës, kriminale

Shkruar nga Pamfleti

“Kontrata e lobimit të PD me para të pista”, Frrok

Analisti Frrok Çupi thotë se kontrata e lobimit të PD në SHBA, është financuar me para të pista dhe të vjedhura.

Në një intervistë për emisionin “Tirana Live” në ABC News, Çupi u shpreh se me këto para, Berisha kërkon të heqë non gratën, teksa e quan këtë veprim tentativë për të blerë Departamentin e Shtetit.

“Sigurisht, ka një film që akoma nuk ka mbaruar. Realisht, bota ka një film të Hollivudit për krimet e Berishës dhe familja. Në thelbin e vet, krimi i familjes Berisha dhe enturazhit të tij, i ngjan një amebe, sado që pjesëtohet, rritet. Prodhon të njëjtin krim. Në çdo akt kriminal, është përfitim në para dhe kthehet në krim. Tani ka shkuar në dyert e SHBA, është stacioni i fundit të Berishës. Kontrata e lobimit, jam i sigurt, është vetëm një thërrime e asaj shume të mëdha parash që ka depozituar Berisha. Është fituar nga dy bijtë e vet dhe gruaja.

Paratë e grabitura nga ky vend, janë depotizuar për të mbrojtur krimin. Këta kanë zhvilluar gjyqe nëpër botë, kanë kushtuar para pa fund, por të padeklaruara. Këto para i përdor për t’u mbrojtur. Kjo është shumë parash që paguhet dhe se vërteton se Berisha ka kryer krime. Tentativa për të blerë DASH, është më kriminale se krimet e tjera. DASH dhe SHBA janë garancia për demokraci dhe të drejtat e njeriut. Berisha për shqiptarët është i vdekur, mosqenie politike, nuk e beson askush”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje