TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Korrik 2026, 14:35

I akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos, Ilir Selmanaj paraqitet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Shkruar nga Pamfleti

I akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos, Ilir Selmanaj paraqitet në

Ilir Selmanaj është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), i shoqëruar nga forca të shumta policie dhe nën masa të larta sigurie.

Në orën 14:30 nis seanca ku SPAK ka kërkuar dënimin me 28 vite burg. Selmani u lirua pak kohë më parë pasi ndaj tij u vendosa masa e sigurisë "arrest shtëpie" për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit.

Selmanaj po hetohet dhe gjykohet si pjesë e grupit të njohur si klani "Duka". Sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ai është një nga autorët e dyshuar të atentatit të ndodhur në gusht të vitit 2019 në zonën e Xhamllikut, në Tiranë, ku u vra ish-efektivi i Policisë së Shtetit, Santiago Malko.

Sipas dosjes së SPAK, Selmanaj akuzohet për përfshirje në organizimin dhe ekzekutimin e atentatit, ndërsa procesi ndaj tij vijon në GJKKO. 

Santiago Malko njihej edhe si një person i afërt me Ervis Martinajn, i konsideruar nga autoritetet si një figurë e rëndësishme e botës së lojërave të fatit. Martinaj rezulton i zhdukur që prej 8 gushtit të vitit 2022, ndërsa fati i tij mbetet ende i pazbardhur nga autoritetet.

Dyshimet janë se eliminimi i Malkos u bë prej përplasjeve që Duka-Martinaj kishin nisur në atë kohë. Ngjarja u zbardh e plotë prej komunikimeve në aplikacionin “SkyECC”, ku flitej për atentatin e rëndë. Së bashku me Islamin, GJKKO ka dënuar me burg dhe Leonard Duka, Farmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku, Dritan Aga dhe Oltian Loga.

ilir selmanaj gjkko

Lini një Përgjigje