Aktualitet31 Korrik 2023, 09:57

Pjesë e bandës së Endrit Dokles, SPAK konfiskon pasuritë e Vito Bibës

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e bandës së Endrit Dokles, SPAK konfiskon pasuritë e

SPAK ka konfiskuar pasuritë e Vito Bibës, i dënuar në Itali me 20 vite burg për trafik droge dhe pjesë e bandës së Endrit Dokles.

Gjithashtu, janë sekuestruar edhe pasuritë e Eglantina Bibës, e cila është deklaruar fajtore për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Sipas njoftimit të SPAK, bëhet fjalë se pasuritë e konfiskuara janë tokë truall, njësi biznesi dhe apartamente.

Vehap Biba, njihet ndryshe si anëtar i bandës së Ednrit Dokles, numrit dy të bandës së Durrësit. Në vitin 2011 Biba u dënua nga drejtësia shqiptare me 8 vite burg për trafik heroine drejt Italisë. Vito Biba ka qene më parë edhe subjekt i OFL-së, ku më 30 qershor 2020 OFL i kishte kërkuar vetëdeklarimin e pasurisë pasi kishte dyshime se mund të ishin marrë në rrugë të paligjshme.

Në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.6 datë 27.01.2023 ka vendosur vendosur konfiskimin e pasurive të subjekteve Vito (Vehap) Biba (i cili me vendimin Nr. SIEP442/2011 date 27.09.2013, të Gjykatës së Bescias Itali, është dënuar me 20 vjet burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në pashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal Italian) dhe Englantina Biba (e cila me vendimin nr.45 datë 27.07.2011, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë është deklaruar fajtore për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim) si dhe personave të lidhur.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.102 datë 06.07.2023 ka lënë në fuqi vendimin nr.6 datë 27.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Me këta vendime, Gjykatat kanë vendosur konfiskimin e pasurive si më poshtë:

1. Pasuri e llojit “Truall” me sipërfaqe 352,6 m2 me sipërfaqe ndërtese 138,2 m2, Tiranë, në pronësi të Vito Biba;

2. Pasuri e llojit “Njësi” me sipërfaqe 292,8 m2, adresa Tiranë, në pronësi të Eglantina Biba;

3. Pasuri e llojit “Njësi” me sipërfaqe 274,8 m2, adresa Tiranë, në pronësi të Eglantina Biba;

4. Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 263,8 m2, adresa Tiranë, sipërfaqe shkalle 19,8 m2, sipërfaqe verande 36,3 m2, në pronësi të Eglantina Biba;

5. Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 263,8 m2, ….. sipërfaqe verande 5,5 m2, në pronësi të Eglantina Biba;

6. Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 263,8 m2, adresa Tiranë, sipërfaqe verande 5,5 m2, në pronësi të Eglantina Biba;

7. Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 263,8 m2, adresa Tiranë, sipërfaqe verande 5,5 m2, në pronësi të Eglantina Biba;

8. Pasuri e llojit “Ndërtesë” me sipërfaqe 91,6 m2, me adresë Tiranë; godinë banimi 2 kate + 1 kat nëntokë: sipërfaqe kati nëntokë 40,2 m2, sipërfaqja e katit përdhe 91,6 m2, sipërfaqe verande 17,9 m2, sipërfaqja e katit të parë 91,6 m2, sipërfaqe verande 22,7 m2, në pronësi të Davide Vito Biba;

9. Pasuri e llojit “Truall” me sipërfaqe 262,5 m2 me sipërfaqe ndërtese 87,5 m2, godinë banimi 3 kate+1 kat nëntokë , sipërfaqe kati nëntokë 42,7 m2, sipërfaqja e katit përdhe 87,5 m2 (verandë 33.6 m2), sipërfaqja e katit të parë 121,1 m2 dhe sipërfaqe e katit të dytë 121,1 m2, në pronësi të Fatime Biba;

spak endrit dokle vito biba