Aktualitet31 Korrik 2023, 08:28

Sot reduktohen urbanët për qytetarët në Tiranë, Unioni i Transportit: Kemi probleme financiare

Shkruar nga Pamfleti

Sot reduktohen urbanët për qytetarët në Tiranë, Unioni

Duke filluar nga kjo e hënë, shërbimi i transportit publik në Tiranë do të funksionojë me mjete të reduktuara. Unioni i Transportit Publik njoftoi se duke nisur nga dita e hënë, linjat e transportit publik në Tiranë do të funksionojnë me mjete te reduktuara.

Unioni shprehet se ky vendim vjen si pasojë e sfidave të shumta financiare me të cilat po përballen operatorët e këtij shërbimi.

“Pavarësisht se shqetësimi është adresuar disa herë”, shprehet Unioni, “nuk është marrë asnjë masë parandaluese për të zbutur situatën”.

Unioni i Transportit u kërkon organeve përgjegjëse që të nisin një dialog konstruktiv për të adresuar shqetësimet financiare dhe sfidat operacionale që po prekin këtë shërbim.

Kjo gjë është bërë e ditur nga Unioni i Transporteve, i cili përmes një deklaratë të shpërndarë për mediat thotë se shkak për këtë vendim janë bërë sfidat dhe shqetësimet e shumta të karakterit financiar me të cilat operatorët po përballen prej disa muajsh.

Sipas kësaj deklarate, shkak për këtë vendim janë bërë sfidat dhe shqetësimet e shumta të karakterit financiar me të cilat operatorët po përballen prej disa muajsh.

Unioni i Transportit Publik u kërkon organeve përgjegjëse që urgjentisht të nisin një dialog konstruktiv dhe kuptimplotë për të adresuar shqetësimet financiare dhe sfidat operacionale që po prekin shërbimet e tyre.