
Dumani nuk merret me krimin e korrupsionin, por u hakërrehet mediave...
Kreu i SPAK, Altin Dumani, vijon t’u hakërrehet mediave. Edhe pse në parim të gjithë e mbështesin SPAK, Dumani duket se nuk i duron dot zërat kritikë. Ai vijon të këmbëngulë se media është në të njëjtin grup me krimin dhe politikën, sa i takon presionit ndaj SPAK.
Dumani pati një takim informal me gazetarët para se të lërë detyrën si drejtues, ku foli për disa çështje, mes të cilëve dhe ata të kërcënimeve apo presioneve.
“Ka gazetarë të papërgjegjshëm që për disa klikime më shumë publikojnë lajme të rreme ose një pjesë të të vërtetës. Dëmtojnë reputacionin e SPAK. Është dhe dëmtimi që i bëhet nga media e papërgjegjshme. Stafi im ka evidentuar që gazetarë të caktuar bullizojnë apo kërcënojnë prokurorë të Prokurorisë së Posaçëm”, tha ai.
Por kur vjen puna te shkeljet e prokurorëve, Dumani dredhon. Në media po dalin sekrete hetimore. Gazment Bardhi nxori një foto të marrë nga telefoni i Evis Berberit, gjë që tregon skandalet e SPAK.
“E ndan një vijë shumë e hollë transparencën me ruajtjen e sekretit hetimor. Natyra e hetimeve që ne kryejmë, nevoja e publikut për tu informuar është shumë e madhe, sekreti i hetimit dhe të drejtat e palëve në proces duhen ruajtur. Ne jemi përpjekur që ta gjejmë këtë ekuilibër”, tha ai.
Më tej ai ka qenë i prerë lidhur me zërat se mund të futet në politikë. Ai ka mbajtur sot një takim informal me gazetarët, ku u shpreh se nuk ka ndërmend të angazhohet politikisht.
“Nuk kam pasur dhe nuk kam ndërmend që ndonjëherë t’i futem politikës. Prokuroria do vijojë të më ketë në gjirin e saj. Nuk do më shihni në politikë”, tha ai.
Dumanit, thene troc, i hypen pordhet nga lavdet per punen gjysmake qe beri SPAK. Do mbahet mend si kryeprokurori qe deshtoi te ndalonte ne kohe shume korrupsione ne qeveri, dhe qe tejzgjati hetimet ne shume dosje. Eshte qesharake qe ende nuk dihet c’do behet me Krifcen. Turp.
Ik tako Ulsi Manjen tani me shpesh tek ajo xhamia, a te keqen se na lodhe trapin tani. I bere qokat per vete.