Aktualitet23 Mars 2023, 16:19

Sulmi kibernetik nga Irani, zbarkojnë në Tiranë ekspertët e Forcës Kombëtare Kibernetike të SHBA

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi kibernetik nga Irani, zbarkojnë në Tiranë ekspertët e

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë masa për të frenuar sulmet kibernetike në vendin tonë. Hakerët iranianë një vit më parë nxorën jashtë loje sistemin TIMS dhe e-Albania duke përvetësuar dhe të dhëna. Por qeveria ka vendosur të bashkëpunojë me SHBA që të mos ripërsëritet e njëjta gjë. Në Tiranë kanë ardhur ekspertë nga Forca Kombëtare e Misionit Kibernetik të SHBA. Njoftimi është bërë nga vetë ambasada.

Pas një sulmi kibernetik madhor ndaj Shqipërisë në 2022, një ekip operatorësh kibernetikë nga Forca Kombëtare e Misionit Kibernetik të SHBA (CNMF) përfunduan së fundmi operacionin e tyre të parë të mbrojtjes kibernetike atje, duke u rikthyer me një partneritet të përforcuar me Shqipërinë dhe njohuri unike mbi aktivitete kibernetike keqdashëse.

Komanda Kibernetike e SHBA (CNMF) vendosi një ekip Hunt Forward, me ftesë të vendit partner, për të kryer aktivitete të mbrojtjes së rrjetit përkrah Shqipërisë për të identifikuar, monitoruar dhe analizuar taktikat, teknikat dhe procedurat armiqësore.

Operacionet Hunt Forëard janë misione mbrojtëse që u lejojnë vendeve të kuptojnë më mirë kërcënimet e përbashkëta dhe të rrisin sigurinë e rrjeteve kritike nga të cilat varen SHBA, aleatët dhe partnerët”, njofton ambasada.

sulmi kibernetik shba