TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Nëntor 2025, 10:10

Atentati ndaj Gilmando Danit, gazetari: Detaji që tregon se vrasësit nuk ishin profesionistë

Shkruar nga Pamfleti

Atentati ndaj Gilmando Danit, gazetari: Detaji që tregon se vrasësit

Gazetari Xhevahir Zhabina ka folur lidhur me ekzekutimin e Gilmando Danit, i cili u qëllua për vdekje pranë aeroportit të Rinasit.

Ai tha se një nga treguesit më të rëndësishëm që vrasësit nuk ishin profesionistë është bllokimi i armës gjatë ekzekutimit.

"Fakti që arma u bllokua tregon se nuk kemi të bëjmë me vrasës profesionistë. Një ekzekutim i planifikuar mirë zakonisht parashikon municion dhe pajisje që funksionojnë pa probleme.

Megjithëse planifikimi i sulmit tregonte elementë profesionalizmi, pozicionim, kohë dhe vend, problemet teknike me armën dhe komponentët e tjerë të ekzekutimit lënë hapësirë për hipotezën se personat që kreu atentatin mund të mos kenë qenë të trajnuar mjaftueshëm ose mund të kenë pasur probleme logjistike në momentin e kryerjes së aktit”, u shpreh ai për "TPZ".

Lini një Përgjigje