Aktualitet26 Korrik 2023, 14:46

I nxehti përvëlues, Brataj: Bëni kujdes në det, mund të rrezikoni këto 3 sëmundje

Shkruar nga Pamfleti

I nxehti përvëlues, Brataj: Bëni kujdes në det, mund të

Këtë verë të nxehtë janë shtuar ndjeshëm rastet e personave që kanë humbur jetën sapo janë futur në det. Rasti më i fundit ishte ai i një dite më parë në Velipojë ku ndërroi jetë një 20-vjeçar si pasojë e arrestit kardiak.

Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare, në një intervistë të dhënë për “A2 CNN” tha se shkak është moti shumë i nxehtë dhe pakujdesia e këtyre personave.

Ai theksoi se nëse nuk tregohet kujdes dhe pas një aktiviteti të shtuar në bregdet futesh menjëherë në ujë, rrezikon të prekesh nga 3 sëmundjet më vdekjeprurëse.

“Nuk e di me detaje, por mora vesh se ai kishte dalë para disa ditësh nga spitali. Megjithatë, dua të theksoj se personat e shëndoshë janë më pak të informuar ose më pak të kujdesur për jetën e tyre, pasi fizikisht ndjehen mirë. Kur temperaturat janë të larta, trupi humbet lëngjet, prishet ekuilibri në organizëm. Ne kemi një qendër rregullimi në tru, që sado të jetë temperatura e ambientit, mban konstante temperaturën e trupit. Kur ti ekspozohesh në orët me diell, kur ti kryen aktivitet fizik në ato orare, ajo djersitja ka dy efekte negative. E para, mund të ulë presionin e gjakut dhe mund të humbasësh koshiencën.

E dyta që është edhe më e rrezikshme, për të gjitha moshat kemi koncentrim të gjakut, ose humbja e përbërësve të gjakut, shkakton tromboza. Nëse ajo është në zemër të jep infarkt të miokardit, nëse ndodh në trup të shkakton infarkt të trurit, por mund të ndodhë edhe në pulmone. Këto janë 3 sëmundjet më vdekjeprurëse nëse i merr në totalin e sëmundshmërisë që ndodh”, tha Brataj.

skender brataj semundje i nxehti