
Një tjetër incident është regjistruar sot. Në Kamëz është filmuar sekretarja e kryebashkiakut Rakip Suli duke ushtruar presion dhe kërcënime të hapura ndaj qytetarëve.
Një video të publikuar tregon punonjësen e Bashkisë me lista votuesish në dorë, një veprim i ndaluar rreptësisht nga ligji zgjedhor, ndërsa dëgjohet duke i thënë një qytetari: “Ik se të zhduk fare, plehrë!” – një kërcënim që tejkalon çdo normë etike dhe ligjore në një proces zgjedhor demokratik.
Sipas raportimeve, ngjarja ndodhi pranë një qendre votimi, ndërsa tensionet mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të bashkisë ishin të dukshme. Qytetari që e filmoi ngjarjen denoncoi publikisht se punonjësja, e afërt me kryebashkiakun socialist Rakip Suli, po i bënte presion për të votuar një subjekt të caktuar.
Deri në këtë moment, nuk ka asnjë reagim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve apo nga Policia e Shtetit, ndërsa kërkesat për ndërhyrje të menjëhershme të SPAK dhe hetim penal ndaj zyrtares janë shtuar me shpejtësi.
Lini një Përgjigje