TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Qershor 2026, 19:21

"Iku koha e tyre!"/ Protestuesi: Rama e Berisha të ikin njëherë e përgjithmonë, drejtimin ta marrë rinia!

Shkruar nga Pamfleti

"Iku koha e tyre!"/ Protestuesi: Rama e Berisha të ikin

Një zë i ashpër nga Dibra tronditi sheshin ‘Skënderbej’ këtë të shtunë, duke iu bashkuar valës së protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë. Mes thirrjeve për drejtësi dhe ndryshim, ai ngriti një kërkesë që shkon përtej mandateve të kësaj dite: largimin e përhershëm të Edi Ramës dhe Sali Berishës nga politika shqiptare, duke ia lënë vendin një herë e mirë brezit të ri.

“Unë kërkoj që qeveria të ketë moral,” - tha ai nga zemra e turmës, duke përmbledhur me një frazë dekadat e zhgënjimit. “Qeveritë tona nga ’90 e këtij nuk kanë moral.”

Protestuesi, i cili rrëfeu se ka jetuar 36 vite në Itali por ndjen se borxhin e ka me atdheun, foli hapur edhe për të kaluarën e tij politike. “Kam qenë demokrat. Berishën e kam pritur që fëmijë në rreshtin e parë, por na zhgënjeu,” - u shpreh ai me një nostalgji të hidhur, duke treguar se edhe ata që dikur besuan, sot kërkojnë fundin e epokës së tyre.

Kritikat e tij nuk kursyen as kryeministrin aktual. “Edi Rama është katastrofë,” – tha ai, duke ironizuar shfaqjet e tij publike: “Thotë kam dalë lakuriq, kam bërë këtë dhe atë.” Por thelbi i mesazhit të tij nuk ishte thjesht kritika personale, por një thirrje për pastrim të skenës politike.

“Rama dhe Berisha të heqin dorë nga politika. Drejtimin e vendit ta marrë rinia,” – potencoi protestuesi, duke i bërë jehonë një fryme që po përforcohet gjithnjë e më shumë në opinionin publik.

Ai përfundoi me një apel të zjarrtë për bashkim, duke i nxitur shqiptarët të lënë apatinë dhe të ngrihen për kauzën e përbashkët: “Shqiptarët t’i bashkohen kauzës, duhet t’i lënë kafet, është për ne të gjithë.”

Lini një Përgjigje