Aktualitet16 Shkurt 2024, 09:54

ILD kërkesë KLGJ: Të shkarkohet nga detyra gjyqtari i Vlorës, Hektor Sinanaj

Shkruar nga Pamfleti

ILD kërkesë KLGJ: Të shkarkohet nga detyra gjyqtari i

Inspektori i Lartë i Drejtësisë i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor që të shkarkojë nga detyra si gjyqtari i Vlorës, magjistratin Hektor Sinanaj.

Në raportin që Artur Metani i ka dorëzuar KLGJ-së, thuhet se nga ana e gjyqtarit janë ndërmarrë veprime që përbëjnë një mospërmbushje të rregullt të detyrës, si edhe në kushtet e konfliktit të interesit.

Sipas raportit të ILD-së, Sinanaj ka përdorur statusin e magjistratit me qëllim krijimin e përfitimeve për të tjerët.

“Nga hetimi disiplinor rezulton se nga ana e magjistratit, janë ndërmarrë veprime që përbëjnë një mospërmbushje të rregullt të detyrës, në shkelje të rregullave të papajtueshëmërisë, në kushtet e konfliktit të interesit si dhe në përdorimin e statusit të magjistratit me qëllim krijimin e përfitimeve për të tjerët si dhe në shkelje të parimit të garantimit të besimit të publikut tek drejtësia”, thuhet ne raport.

Nga hetimi ka rezutuar se gjyqtari ka në pronësi një godinë përpara gjykatës, ambientet e së cilës ua kishte dhënë me qira disa avokatëve, me të cilët ka zhvilluar procese gjyqësore, në disa raste edhe i ka caktuar kryesisht.

Hektor Sinanaj paraqiti me datë 5 janar 2024 kërkesë për dorëheqje pak përpara se të përballej me vettingun.

Më vonë ai dërgoi një tjetër shkresë institucioneve ku në permbajtje shprehej se kërkon revokimin e kërkesës për dorëheqje me qëllim të verifikimit të plotë të figurës nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

ild klgj gjyqtari i vlores hektor sinanaj